Kategoria
Detajet
-
Sipërfaqja540 m2
-
Dhoma5
-
Tualet7
Përshkrimi
Një nga komplekset më prestigjioze pranë Tiranës, ofron këtë vilë unike që kombinon luksin, komoditetin dhe një stil jetese të veçantë.
Rolling Hills Liqeni gjendet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës dhe buzë liqenit, duke ofruar një përvojë unike jetese ku liria dhe natyra bashkohen. Këtu mund të shijoni qetësinë, ajrin e pastër dhe bukurinë natyrore, në një ambient të përsosur për të ndërtuar stilin tuaj të jetesës.
Të dhënat e pronës:
ID e pronës BV 1002
Sipërfaqe totale mbi tokë: 539.98 m²
Sipërfaqe parcele: 942.93 m²
Sipërfaqe totale ndërtimi: 1487.95 m²
Organizimi i vilës:
- Ambient ndenjeje dhe kuzhinë
- Ambient ngrënieje dhe zyrë
- 5 dhoma gjumi
- 7 tualete
- Lavanderi dhe ambient teknik
- Spa dhe ambient open space
- Verandë me sipërfaqe 5.04 m²
Shpërndarja sipas kateve:
- Kati 0: 181.67 m²
- Kati +1: 181.67 m²
- Kati +2: 176.64 m²
Kjo vilë është një mundësi ideale për ata që kërkojnë një shtëpi luksoze në një mjedis të qetë dhe të gjelbëruar, vetëm pak minuta nga qendra e Tiranës.