Site logo
Kategoria
Detajet
  • Sipërfaqja
    115 m2
  • Dhoma
    2
  • Tualet
    2
Përshkrimi

Apartamenti ndodhet te Rruga Gjon Buzuku (Rr. Dibrës, afër Kompleksit Halili), 5 minuta ecje nga Pazari i Ri dhe 10 minuta nga Sheshi Skënderbej.
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 115 m² dhe organizohet në ambient ndenje (living) me kënd gatimi dhe ngrënie, me dalje në ballkon/verandë, 1 dhomë gjumi e madhe me krevat matrimonial (disponojmë edhe baby crib sipas kërkesës), 1 tualet në korridorin ndërlidhës me katin e dytë ku ndodhet 1 dhomë gjumi me 2 krevate teke me dalje në ballkon si dhe një tualet individual me vaskë.
Ndodhet në katin e parë dhe të dytë banim të një pallati të pajisur me ashensor, administrator dhe dy kate parkimi.
Është i përshtatshëm për familjarë deri në 4-5 persona. Zona është tejet e ndërlidhur, e sigurt dhe në afërsi të të gjitha shërbimeve (shkolla, spital, supermarket etj.).

Kusht: 2 muaj qira paradhënie dhe 1 muaj qira garanci për kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi.

Taksat mbi qiranë paguhen nga qiradhënësi.

You May Also Be Interested In