Kategoria
Detajet
-
Sipërfaqja3000 m2
Përshkrimi
Tokë pemëtore në Mjull Bathore – Mundësi ideale investimi pranë TEG dhe “Natyra e Qetë”
Ofrohet për shitje një tokë pemëtore me sipërfaqe prej 3,000 m², e pozicionuar në një nga zonat më të bukura dhe të kërkuara të Tiranës – Mjull Bathore, shumë pranë qendrës tregtare TEG dhe “Natyra e Qetë”.
Toka ndodhet në një terren të lehtë kodrinor, me orientim të favorshëm dhe panoramë të hapur, duke ofruar ajër të pastër dhe një ambient të qetë larg zhurmës urbane, por vetëm pak minuta nga rrethrrotullim i TEG.
Parametra kryesorë:
- Sipërfaqe totale: 3,000 m²
- Çmimi: 220 €/m²
- Statusi i tokës: Pemëtore, me certifikatë pronësie
- Pozicion: Buzë kodrës, akses i lehtë dhe infrastrukturë në zhvillim
Kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale investimi, pasi në të mund të ndërtohen rreth 6 vila luksoze, me hapësira të bollshme, privatësi dhe pamje të mrekullueshme. Zona po njeh zhvillim të shpejtë rezidencial dhe preferohet nga klientë që kërkojnë jetesë elitare pranë qytetit.