Kategoria
Detajet
-
Sipërfaqja115 m2
-
Dhoma2
-
Tualet1
Përshkrimi
Kompleksi rezidencial Aluna përfaqëson një projekt bashkëkohor që pritet të transformojë një nga zonat më të bukura dhe ende të paprekura të Tiranës. I pozicionuar shumë pranë liqenit të Paskuqanit, Unazës së Madhe dhe Bulevardit të Ri të Tiranës, ky kompleks përfiton nga një pozicion strategjik që lidh kryeqytetin me qytetet e tjera të veriut të vendit. Kjo e bën zonën një nyje të rëndësishme zhvillimi urban dhe ekonomik.
Në këtë kompleks ofrojmë për shitje disa apartamente me tipologji të ndryshme. Apartamenti që prezantojmë këtu ndodhet në katin e 5-të të një ndërtese moderne me 9 kate mbi tokë dhe 2 kate parkimi nëntokësor.
Karakteristikat e apartamentit:
- Tipologji: 2+1
- Sipërfaqe totale: 114.7 m²
- Orientimi: Lindje – Jug – Veri (pozicion këndor, me ndriçim të bollshëm gjatë gjithë ditës)
- Kubaturë e rregullt dhe funksionale
- Ndërtesë me standarde të larta ndërtimi
Çmimi: 1,000 euro/m²