Kategoria
Detajet
-
Sipërfaqja113,6 m2
-
Dhoma2
-
Tualet2
Përshkrimi
Viva Complex, një projekt rezidencial i vendosur në rrugën Javer Malo, është konceptuar për të ofruar një mjedis modern, të organizuar dhe të përshtatshëm për një jetë cilësore. Ky kompleks ndërthur estetikën me elementët bashkëkohorë duke krijuar një harmoni të veçantë në dizajn dhe funksionalitet.
Ndërtesa përbëhet nga 9 kate mbi tokë, ku 8 prej tyre janë dedikuar banimit dhe 2 kate nëntokë të destinuara për parkim dhe shërbime ndihmëse. Viva Complex përfaqëson një model të arkitekturës moderne, të orientuar drejt komoditetit dhe cilësisë së jetesës.
Zhvillimi i qëndrueshëm i zonës përreth e bën këtë projekt një mundësi të shkëlqyer investimi dhe një zgjedhje të sigurt për të ardhmen.
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 113 m² dhe ndodhet në katin e dytë të godinës.
Orientimi është lindor, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Përbehet nga dy dhoma gjumi, dy tualete dhe nje ballkon.
Aktualisht ndodhet në fazën e punimeve karabina, çka ofron mundësi për personalizim sipas preferencave të blerësit.