Site logo
Kategoria
Detajet
  • Sipërfaqja
    149.42 m2
  • Dhoma
    3
  • Tualet
    2
Përshkrimi

Në një nga destinacionet më prestigjioze dhe më të bukura të bregdetit shqiptar, ofrohet për shitje një apartament ekskluziv në projektin rezidencial Sun Palase, Palasë.

I vendosur mes gjelbërimit natyror dhe ujërave kristal të Jonit, Sun Palase është një kompleks rezidencial modern me ndërtesa 2 dhe 3 kate, i projektuar për të ofruar privatësi, qetësi dhe një standard të lartë jetese në zemër të Rivierës Shqiptare.

Bella Vista Real Estate disponon disa njësi në këtë kompleks, ndërkohë ju prezantojmë një nga apartamentet më tërheqëse të projektit.

Të dhënat e pronës:

  • Tipologjia: 3+1+2
  • Kati: 0
  • Dhoma gjumi: 2
  • Ambient ndenjie: 1
  • Sipëfaqe neto: 107.25 m²
  • Sipëfaqe e përbashkët: 19.31 m²
  • Sipërfaqe oborri: 22.85 m²

Apartamenti ofron hapësira të bollshme, organizim funksional dhe akses të drejtpërdrejtë në ambientet e jashtme private, duke krijuar kushtet ideale për pushime familjare, banim sezonal apo investim afatgjatë në një nga zonat me potencialin më të lartë turistik në Shqipëri.

Kompleksi karakterizohet nga:

Arkitekturë moderne dhe elegante
Ambiente të gjelbëruara dhe të mirëorganizuara
Privatësi dhe siguri e lartë
Afërsi me plazhet më të bukura të Rivierës Shqiptare
Potencial i lartë për investim dhe qira turistike
Sun Palase përfaqëson një mundësi të rrallë për të zotëruar një pronë në një nga zonat më ekskluzive të bregdetit shqiptar, aty ku natyra, luksi dhe qetësia bashkohen në mënyrë perfekte.

 

You May Also Be Interested In